Shkëmbi mbron Colellan

Futboll

Shkëmbi mbron Colellan

Më: 31 janar 2023 Në ora: 20:40
Shkëmbi mbron Colellan

Bledi Shkëmbi, i ftuar në emisionin “Sport News”, në News24, të moderuar nga Trevisa Tufa, analizoi javën e 19-të të Abissnet Superiore, por jo vetëm, teksa i bëri një skaner të plotë rrugëtimit të ekipeve kryesore.

Shkëmbi u ndal fillimisht te transferimi rekord i Xhuljano Skukës, një lëvizje që sigurisht kohë më parë, kur bomberi ishte pjesë e Dinamos, nuk e imagjinonte.

Duke folur për situatën që po kalon Partizani, ku trajneri Colella ka përfunduar nën akuzë, Shkëmbi, ndryshe nga opinioni sportiv, shprehet se trajnerit duhet dhënë besim pasi është po i njëjti trajner që pak kohë më parë udhëhiqe kampionatin.

I njëjti diskutim edhe për Mirel Josën, një trajner që Shkëmbi e njeh mirë dhe beson se Josa nuk e njeh presionin, por sigurisht që afrimi i Bekim Balaj rrit pretendimet.

Nga të gjithë ekipet që synojnë titullin, tekniku korçar sheh Tiranën më të avantazhuar në garën për titull, kjo për vetë atmosferën që mbizotëron në këtë klub dhe lëvizjet që kanë kryer gjatë merkatos së janarit. BW.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat