Abazaj dëmtohet

Futboll

Abazaj dëmtohet

Më: 31 janar 2023 Në ora: 22:58
Abazaj dëmtohet

Tronditje e madhe për Tiranën. Kristal Abazaj, afrimi më i bujshëm i bardhebluve në këtë merkato janari do të mungojë për më shumë se 1 muaj.

Bëhet me dije se 26-vjeçar  ka çarë meniskun dhe do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushave të lojës, deri në momentin e rikuperimit.

Abazaj ka udhëtuar drejt Kroacisë, vend në të cilin do marrë mjekim të specializuar. Një lajm i keq ky për Tiranën, që duhet të mendojë për zgjidhje emergjente.

Pas largimit të Xhixhës dhe Ismailgecit, duket se ky dëmtim i Abazajt, ka tronditur ndjeshëm pozitat në kampin bardheblu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat