Ancelotti solidarizohet me Gattuson

Futboll

Ancelotti solidarizohet me Gattuson

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 14:31
Ancelotti solidarizohet me Gattuson

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Valencias, skuadër e cila sapo ka ndarë rrugët me trajnerin Gattuso:

“Një trajner nuk ndryshohet vetëm sepse bën gabime, por edhe për të provuar ndryshimin e dinamikës dhe ndërgjegjësuar e fuqizuar lojtarët. Do të gjejmë një Valencia më të motivuar.

Të shkarkohesh është pjesë e punës së trajnerit, askush nuk ka mbetur një herë të paktën pa u shkarkuar në profesionin tonë… Ndoshta vetëm Guardiola.

Por nëse Pep vazhdon, një ditë apo një tjetër do ta shkarkojnë edhe atë. Më përzunë edhe mua nga klubi i fundit që drejtova në Itali, por jam ende këtu”. Ndër shkarkimet e karrierës së tij më të fundit është ai me Napolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat