UEFA ka ligje të caktuara

Futboll

UEFA ka ligje të caktuara

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 19:50
Chelsea

Padiskutim “kurorën” për këtë merkato si ekipi që ka shpenzuar më shumë e merr Chelsea, me “blutë” e Londrës që shpenzuar plot 368 milionë euro për të transferuar emrat e Joao Felix, Mykhailo Mudryk, Benoit Badiashile, Noni Madueke, Andrej Santos, Fofana dhe Enzo Fernandez.

Shume te tjere kane ngecur ne dere dhe dot e vazhdojne te jene aty duke u paguar dhe nuk dihet nese do te kene vend. Mirëpo UEFA nuk mendon si Todd Boehly dhe për këtë arsye, bordi drejtues i “londinezëve” tashmë ka përpara një zgjedhje shumë të vështire.

Nga 8 transferimet e kryera këtë merkato dimërore, duhet të zgjedhin vetëm 3 lojtarë të cilët do të kenë mundësi të përfaqësojnë “blutë” në kompeticionin më të rëndësishëm, Uefa Champions League.

Chelsea mund të përfitojë dhe nga largimet, me Jorginhon tashmë të larguar te Arsenal, i cili në mënyrë të padiskutueshme do të zëvendësohet nga blerja “rekord” e Premier League, Enzo Fernandez.

Ndërkaq, ndër lojtarët e tjerë që mund të përfaqësojnë “blutë” në Champions, mendohet të jenë anësori i talentuar ukrainas, Mykhailo Mudryk dhe njëri midis Joao Felix dhe Benoit Badiashile, me këtë të fundit i cili deri më tani ka dhuruar performanca mbresëlënëse në prapavijën e Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat