Premier League thyen çdo rekord

Futboll

Premier League thyen çdo rekord

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 13:48
Premier League thyen çdo rekord

Premier League ka thyer çdo rekord shpenzimesh në merkaton e transferimeve dimërore që sapo ka përfunduar, duke lënë pas të gjitha ligat e tjera kryesore.

Transferimi i minutave të fundit i Enzo Fernandez nga Benfika te Chelsea e çon shumën totale të investuar nga klubet në ligën angleze në 815 milionë paund, pasi argjentinasi kushtoi 121 milionë.

Pasi klubi i Chelsea kaloi nën pronësinë e grupit të ri të udhëhequr nga investitori amerikan Todd Boehly, blutë e Londrës realizuan disa nga transferimet më të mëdha në merkaton e janarit.

Sipas faqes së internetit të të dhënave të futbollit “Transfermarkt”, Chelsea zuri vendin e parë për shpenzimet më të larta në këtë merkato, rreth 358 milionë dollarë.

Shpenzimet e tarifave të merkatos ishin 40% më të larta se rekordi i mëparshëm prej 611 milionë dollarësh në vitin 2018./ h.ll/abcnews.al

 Klubi Liga     Kostoja e tarifës së transferimit

 1 Chelsea Premier     358 milionë dollarë

 2 Southampton Premier     68 milionë dollarë

 3 Arsenal Premier     65 milionë dollarë

 4 Bournemouth Premier     61 milionë dollarë

 5 Newcastle United Premier     53 milionë dollarë

 6 Liverpool Premier     45 milionë dollarë

 7 Leeds United Premier     44 milionë dollarë

 8 Olympique Marseille Ligue 1     43 milionë dollarë

 9 Wolverhampton Premier     41 milionë dollarë

 10 Leicester City Premier     33 milionë dollarë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat