Dritë në fund të tunelit

Futboll

Dritë në fund të tunelit

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 16:10
Mason Greenwood

Akuzat ndaj futbollistit të Manchester United Mason Greenwood janë hequr.

Policia e Manchesterit ka njoftuar sot se procedimi penal ndaj tij ka pushuar sot.

Sulmuesi 21-vjeçar u përball me akuza për tentativë përdhunimi, sjellje kontrolluese dhe dhunë.

Të treja këto akuza lidheshin me të njëjtën femër.

Në një deklaratë të sotme, kryeinspektorja Muchaela Kerr tha:

“Duke pasur parasysh mbulimin e konsiderueshëm mediatik të këtij rasti, është e drejtë që të najmë lajmin se 21-vjeçari, i cili kishte qenë i arrestuar dhe i akuzuar në lidhje me një hetim të hapur në janar 2022, nuk përballet më me procedimin penal në lidhje me këtë.

Grupi hetimor ka qëndruar në kontakt të rregullt me ekipin ligjor, duke ofruar çdo përditësim të shënimeve, dhe në këtë mënyrë kuptojnë arsyetimin e ndërprerjes së procedimeve në këtë fazë dhe se ky vendim nuk ka qenë i lehtë për t’u marrë.

Greenwood, i cili iu bashkua klubit të Manchester United në moshën gjashtë vjeçare, është pezulluar nga klubi anglez gjatë procesit gjyqësor.

Ai nuk ka luajtur futboll profesional për një vit. Ndeshja e fundit që ai luajti për United ishte ajo në Premier Leaghue kundër West Ham më 22 janar të vitit të kaluar.

Rreth një javë më vonë, më 30 janar, ai u arrestua pasi një grua bëri një sërë postimesh dhe denoncimesh në Twitter.

Prokurorët akuzuan lojtarin e talentuar për tre veprat tetë muaj më vonë. Ai doli para gjykatës më 17 tetor dhe më pas përsëri më 21 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat