Heitinga konfirmohet trajner i Ajaxit

Futboll

Heitinga konfirmohet trajner i Ajaxit

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 16:42
Heitinga

John Heitinga u emërua trajner i përkohshëm i Ajaksit më 27 janar.

Drejtuesit e “Harkëtarëve” shkarkuan Alfred Schreuder pas barazimit 1-1 ndaj Volendam, ndërkohë që Heitinga debutoi me fitore në stolin e Ajaksit.

Kampionët e Holandës triumfuan 1-4 në fushën e Excelsior, sukses që u ka mjaftuar drejtuesve të konfirmojnë Heitingan si trajnerin e skuadrës deri në fundin e sezonit. 39-vjeçari luante si qendërmbrojtës gjatë karrierës si futbollist.

Ai u aktivizua me klube si Ajaksi, Atletico Madrid, Everton, Hertha Berlin dhe Fulham, ndërkohë që veshi 87 herë fanellën e kombëtares holandeze.

Heitinga ka drejtuar më parë skuadrat U17, U18, U19 dhe U21 të Ajaxit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat