Reali në ankth

Futboll

Reali në ankth

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 16:24
Benzema e Militao

Real Madrid merr lajme aspak të mira në prag të ndeshjes ndaj Liverpoolit.

Los Blancos mund të vuajnë dy mungesa të mëdha për këtë duel, Karim Benzema dhe Eder Militao.

Braziliani doli nga fusha e lojës pas vetëm 36 minutash lojë në duelin e fundit kundër Valencias.

Ai ka pësuar një dëmtim në adukturët e gjurit.

Më shqetësues është situata e Benzema, i cili ka vendosur në ankth Ancelottin.

Ai la fushën e lojës pasi pati dhimbje në kofshë.

Nëse Benzema dhe Militao nuk do të jenë në duelin e parë ndaj Liverpoolit, atëherë trajneri Ancelotti do të duhet të “shpikë” një tjetër formacion, por pa sulmues kryesor..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat