E ardhmja e Mourinhos te Roma e pasigurt

Futboll

E ardhmja e Mourinhos te Roma e pasigurt

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 17:29
E ardhmja e Mourinhos te Roma e pasigurt

E ardhmja afatgjate e Jose Mourinhos te Roma mund të varet nga kualifikimi për në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

Sipas “Sky Italia”, ky mund të jetë sezoni i fundit i portugezit në “Olympico” për shkak se ai nuk është i kënaqur me planifikimin dhe rekrutimin e klubit.

Edhe “Il Messaggero” raportoi diçka të ngjashme, duke shtuar se kualifikimi për në Ligën e Kampionëve mund të jetë vendimtar për qëndrimin e Mourinhos.

“Special One” thuhet se është i frustruar me mënyrën se si ishte merkato e janarit dhe nëse i takon atij, ai nuk do të hezitonte të luante me Nicolo Zaniolo pavarësisht se ai është përjashtuar nga projekti i klubit.

Mourinho gjithashtu nuk është i kënaqur me mënyrën se si duhet të ndryshojë skuadrën e tij shumë shpesh për shkak të lëndimeve, çështjeve të rekrutimit dhe dështimit të klubit rreth lëvizjeve të lojtarëve.

Tutje thuhet se 60-vjeçari beson se Roma nuk e ka mundësinë për të përfunduar në top katërshe, e gjithë kjo si shkak i mos-përforcimeve në janar.

Ai po kërkon garanci nga klubi për rekrutimin dhe transferimet, si dhe çështja e kualifikimit në Ligën e Kampionëve mund të jetë një faktor kyç në gjithë këtë.

Jose Mourinho me Romën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat