Formimi i Ligës U21 të Kosovës, meritë e Ajet Shoshollit 

Futboll

Formimi i Ligës U21 të Kosovës, meritë e Ajet Shoshollit 

Nga: K. Goca Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 19:30
Ajet Shosholli

Trajneri i trajnerëve në Kosovë, Ajet Shosholli, ka një vit e gjysmë që e propozoi formimin e Ligës U21 të Kosovës në futboll, e cila tani u jetësua dhe do të startojë këtë vit.

Po realizohet në praktikë Liga U21, ligë domethënëse dhe që do të jetë produktive për futbollistët e rinj, që do të kenë hapësirën për t’u dëshmuar.

Formimi i Ligës U21 është meritë e Ajet Shoshollit, ideja e të cilit është përkrahur edhe nga Muharrem Sahiti.

Është meritë e Ajet Shoshollit formimi i kësaj lige dhe e askujt tjetër.

Selektori i parë i kombëtares së Kosovës në vitin 1991, Ajet Shoshollit, kyetranejneri i parë shqiptar i KF Prishtinës së gjeneratës së artë në periudhën 1984-1985, ka realizuar një ide tejet të rëndësishme dhe që moti të nevojshme për shtetin tonë.

Me këtë ligë do të përfitojë shumë Kosova, klubet, posaçërisht djelmoshat e rinj që do të paraqiten në fushën e lojës.

 “Futbollit kosovar së shpejti mund t’i shtohet një tjetër nivel i garave.

Bëhet fjalë për Ligën U21, propozim i cili tashmë është zyrtarizuar nga këshilltari profesional i FFK-së, Ajet Shosholli, në koordinim me Bordin e Shoqatës së Trajnerëve dhe kryetarin e saj, Muharrem Sahiti.

Ky propozim tashmë i është paraqitur Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, organ i cili do ta shqyrtojë së shpejti për t’i dhënë drejtim kësaj ideje.

Trajneri i mirënjohur Ajet Shosholli, për faqen zyrtare të FFK-së e ka sqaruar propozimin e tij, duke thënë se formimi i kësaj lige është i domosdoshëm, duke pasur parasysh vështirësitë me të cilat po ballafaqohen lojtarët e rinj, të cilët pas skadimit të mundësisë për të luajtur në ekipet U19, po gjenden në situatë të palakmueshme dhe shumë prej tyre edhe po heqin dorë nga vazhdimi i karrierës si futbollistë”, kështu shkruante me 4 gusht të vitit 2021 në faqen e FFK-së.

Ndërkaq ditë më parë u bë e ditur edhe zyrtarisht se kur do të startojë Liga U21.

“Duke filluar nga edicioni i ri 2023/24 në futbollin kosovar do t’i nisë garat edhe Liga U21. KE i FFK-së, në mbledhjen e fundit, ka marrë vendim për organizimin e kësaj lige, kurse pjesë e saj do të jenë ekipet e Superligës.

Qëllimi i kësaj lige është që futbollistëve të kësaj moshe, të cilët po hasin vështirësi të gjejnë hapësirë në ekipin e parë, t’u jepet mundësia të qëndrojnë në formë, të zhvillohen dhe t’i tregojnë vlerat e tyre në vazhdimësi, në mënyrë që të përgatiten për të qenë pjesë e ekipit të parë.

Përvoja e hershme profesionale është çelësi për të pasur sukses në futboll, prandaj edhe ekzistimi i Ligës U21 do të jetë i mirëseardhur për futbollistët nën moshën 21-vjeç, ngase përqindja e minutave të luajtura nga ana e tyre në Albi Mall Superligë është kryesisht e vogël”, ka shkruar ditë më parë FFK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat