Lautaro shfryu ndaj arbitrit

Futboll

Lautaro shfryu ndaj arbitrit

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 23:06
Lautaro shfryu ndaj arbitrit

Një “Dem” nervoz, më saktë i tërbuar, dhe nuk është se i ishte përplasur përpara fytyrës kartoni i kuq.

Një reagim i furishëm në sfidën e Kupës së Italisë kundër Atalantës, të kapura nga një prej kamerat anash fushës, të cilat kanë nisur që të bëjnë xhiron e rrjetit nga dita e djeshme, por nuk dihet nëse në vazhdim do të mund të ketë ndonjë marrje nën hetim nga ana e Disiplinës italiane.

Fakti që dueli ndaj bergamaskëve pa disa përplasje të ashpra, shpërndarja e faulleve dhe kartonëve e kryesorit Kifi nuk iu duk e drejtë nga ana e Lautaro Martinezit, sulmuesit të Interit, i cili pasi u thirr në stol nga trajneri Simone Inzagi shfryu në mënyrë demonstrative:

“Të gjithë vetëm këtu në ‘San Siro’ vërshëllejnë.

Shko te Juventusi shko k…”.

Një reagim shumë i ashpër i Lautaros, por që është bërë publik vetëm në orët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat