Shumë i stresuar

Futboll

Shumë i stresuar

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 23:26
Nicolo Zaniolo

Shumë i stresuar, Zaniolo kryen vizitat mjekësore dhe i kërkon Romës një muaj pushim!

Nicolo Zaniolo do të duhet të pushojë për 30 ditë, pasi të paraqesë një dokument mjekësor që thotë se e ka të nevojshme për shkak të stresit.

Zaniolo ka shkuar mëngjesin e kësaj të premteje në Trigoria për t’iu nënshtruar kontrolleve dhe ekzaminimi mjekësor ka konfirmuar nevojën për pushim siç tregohet në certifikatën që lojtari i ka paraqitur klubit të Romës më 31 janar, sipas mediave italiane.

Italiani lajmëroi Romën se do të largohej me çdo kusht pas ofertave të marra mga klubet e Premier League, por kur këto të fundit e “braktisën”, Zaniolo kërkoi “kokëulur” ribashkimin me “verdhekuqtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat