Reali kishte mundësi

Futboll

Reali kishte mundësi

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 13:28
Cancelo

Real Madridi raportohet se ka pasur mundësin të transferojë Joao Cancelo e Mancheser Cityt në janari që lamë prapa, i cili tashmë është huazuar tek Bayern Munich.

Gazetari Fabrizio Romano ka shkuar se ‘Los Blancos’ kanë mundur të transferojnë portugezin e Cityt, por ky transferim ka dështuar për shkak se madrilenët janë të kënaqur me dyshen Dani Carvjal dhe Nacho të cilët luajnë në pozitën e Cancelo-s.

“Real Madridi ka mundur të transferojë Joao Cancelo-n, por stafi madrilen është i kënaqur me dyshen Dani Carvjal dhe Nacho për pozitën e mbrojtësit të djathtë”, shkruan Romano.

Ndryshe, Cancelo deri në fund të këtij sezoni, do të luajë tek Bayern Munich në formë huazimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat