Shkarkohet Cannavaro

Futboll

Shkarkohet Cannavaro

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 19:26
Cannavaro

Shkarkohet Cannavaro!

Shkarkohet Cannavaro. Ish-mbrojtësi italian, dështon në tentativën e parë si trajner në atdhe, teksa presidenti i Beneventos, Vigorito ka vendosur ta shkarkojë pas 17 ndeshjesh.

Fatale për Cannavaron ka qenë humbja e radhës në shtëpi ndaj Venezias, që ishte edhe e treta radhazi për Beneventon, që nën drejtimin e kampionit të botës ka zhgënjyer totalisht.

Vetëm 3 fitore në 17 ndeshje dhe 7 barazime e 7 humbje, shënohen në bilancin e Cannavaros, që pas eksperiencës në Kinë, provoi aventurën si trajner edhe në Itali, por dështoi në tentativën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat