Reali dhe Flamengo mësojnë rivalët në gjysmëfinale

Futboll

Reali dhe Flamengo mësojnë rivalët në gjysmëfinale

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 22:49
Trofeu

Ndeshjet kualifikuese të Botërorit të Klubeve kanë zbuluar sot emrat e skuadrave që vazhdojnë më tej rrugëtimin dhe do të ndeshen në gjysmëfinale me Flamengon dhe me Real Madrid.

Al Hilal ka mundur marokenët e Uidad Kazablanka, skuadër pritëse meqë aktiviteti zhvillohet në Marok, falë penalltive.

Marokenët në fakt ishin në avantazh me Al Amlud por një penallti e Kano barazoi rezultatin për sauditët.

Me gjuajtjet e penalltive, Uidad humbi të parin ndërsa Al Hilal nuk gaboi asnjë, duke vazhduar më tej në turne.

Kështu, sauditët do të ndeshen me Flamengon në gjysmëfinale.

Ndërkohë, në sfidën tjetër, një gol i Afsha vetëm 2 minuta para fundit i dha fitoren 1-0 egjiptianëve të Al Ahli përballë amerikanëve të Siatëll Suandërs, duke i garantuar duelin me Real Madrid në gjysmëfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat