Derbi i së dielës

Futboll

Derbi i së dielës

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 12:06
Pioli e Inzaghi

Derbi i së dielës do të vendoset pa dyshim edhe nga zgjedhjet e bëra nga të dy trajnerët.

Simone Inzagi dhe Stefano Pioli do të sfidojnë njëritjetrin nëpërmjet strategjive të ndryshme gjithmonë me qëllimin për fitoren, por që të dy e dinë mirë se nuk do të jetë e lehtë të befasojnë kundërshtarin.

Dy trajnerët janë përballur deri më tani 17 herë mes tyre, por duke u ndalur vetëm te 12 duelet në Serinë A, që në fund ndikojnë rrugëtimin e gjatë të kampionatit, Pioli gëzon një avantazh të lehtë ndaj rivalit të tij.

Bilanci në Serinë A regjistron 5 fitore për Piolin kundrejt 4 të Inzagit, ndërkohë që 3 sfida janë mbyllur në barazim.

Simone Inzagi është në disavantazh edhe për sa i përket takimeve të tij direkte me Milanin në kampionat, pasi kuqezinjtë kanë arritur 7 fitore kur në stolin e kundërshtarëve në stol ka qenë 46-vjeçari, që e ka mposhtur vetëm 3 herë “Djallin”.

Po kaq herë janë ndalur në barazim duelet Inzagi-Milan, me golat e shënuar po në favor të kuqezinjve 21-18.

Nga ana tjetër, as përballjet e Piolit me Interin nuk kanë shkuar si duhet për teknikun, që ka fituar 7 ndeshje përballë zikaltërve, ndërkohë që Interi numëron 8 triumfe me 5 prej sfidave të mbyllura në barazim.

Skuadrat e 57-vjeçarit i kanë shënuar Interit 29 gola, por edhe në këtë rast zikaltrit kanë shënuar më shumë dhe e kanë ndëshkuar plot 35 herë Piolin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat