Pioli i largon “spiunët”

Futboll

Pioli i largon “spiunët”

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 13:07
Pioli i largon “spiunët”

Dyshimet mbi formacionin e Milanit për derbin e së dielës në orën 20:45 duket se po shuhen.

Në portë Tatarushanu e ka vendin e sigurt, ashtu si Hernandez e Kalulu dhe Kalabria në mbrojtje.

Dëmtimi i javës së kaluar i Destit dhe pamundësia e Turesë për të zëvendësuar Teon bëjnë që Pioli të mos mendojë për alternativa të tjera.

Diskutim i ngjashëm për Kjaerin që do të zëvendësojë Tomorin. Me anglezin në fushë mund të ishte hamendësuar edhe një 3-5-2, por Pioli nuk dëshiron që të përdorë tre qendërmbrojtës duke pasur vetëm Çaon si alternativë stoli.

MISTERI I PIOLIT – Arsyetim i njëjtë për mesfushën, ku Benaser është dorëzuar për shkak të dëmtimi në kofshë. Mungesa e tij shtyn Piolin të rreshtojë ekipin me skemën 4- 3-3.

Në rast të tillë, krah Tonalit do të luajnë Kruniç dhe Pobega. Në fakt asnjëri nuk e ka vendin e sigurt, pasi zgjedhja përfundimtare mund të bjerë mbi Vranksin.

Belgu ka dinamikë që nuk e kanë boshnjaku dhe italiani, ndaj nuk do të ishte çudi që ta niste derbin si titullar. Në këto rrethana Sulmi duket i vetmi repart ku nuk ka vend për dilema.

Zhiru si “pykë” do të ndihmohet nga Leao dhe Salmakers, që ka fituar balotazhin me Mesiasin. Sidoqoftë, çdo gjë do të jetë e qartë të dielën mbrëma, pasi në dy ditët e fundit Pioli ka larguar gazetarët dhe çdo sy kurioz nga rrethinat e “Milanello”-s, pikërisht për të mos zbuluar atë që mund të jetë plani taktik për të dielën mbrëma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat