Pulisic në Galatasaray?

Futboll

Pulisic në Galatasaray?

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 13:35
Pulisic në Galatasaray?

Klubi i famshëm turk, Galatasaray raportohet se është i interesuar për Christian Pulisic e Chelseas.

Afati kalimtar në Turqi akoma nuk është mbyllur, dhe sipas medieve turke, Gallata po bën çmos që të transferojë reprezentuesin amerikan në Stamboll.

Kampioni i shumëfishtë i Turqisë, synon që Pulisic të transferojë në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Pulisic nuk po gjen minutazh të madhe me Chelsean këtë sezon të garave, dhe siç raportohet, lojtari preferon një aventure të re në futbollin evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat