E la jashtë Championsit

Futboll

E la jashtë Championsit

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 13:38
Potter

Pierre-Emerick Aubameyang në Milano.

Bëhet fjalë vetëm një fotografi me familjen, por duke parë momentin jo shumë të mirë që po kalon te Chelsea ndoshta mund të bëhet edhe një hamendësim për të ardhmen e lojtarit.

Sulmuesi është përjashtuar kohët e fundit nga lista e Champions League e londinezëve dhe, si të mos mjaftonte, nga momenti i transferimit në Londër, nga Barcelona, nuk ka gjetur shumë hapësira.

Një situatë që, sipas shtypit anglez, e shikon të pakënaqur dhe të zhgënjyer.

Ja pse një foto e tij në Duomo ka bërë të ëndërrojnë tifozët e Inter-it dhe Milan-it (por edhe ata të skuadrave të tjera). “Family”, ka shkruar Willy Aubameyang, vëllai i lojtarit në postimin e tij në Instagram ku është i pranishëm edhe Pierre.

Megjithatë, në komente është e mundur të lexosh komentet e shumë tifozëve që i kanë kërkuar Pierre të ndërrojnë skuadër.

Nga ata që i kanë kërkuar të kthehej tek Arsenal-i tek ata që kanë hipotezuar një kalim te Benfica dhe të tjerë, natyrisht, edhe italianë që kanë provuar ta bindin për shkak të së kaluarës së tij te Milan-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat