Legjenda e Realit thur elozhe për Vinicius Junior

Futboll

Legjenda e Realit thur elozhe për Vinicius Junior

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 13:57
Legjenda e Realit thur elozhe për Vinicius Junior

Jose Maria Gutierrez, i njohur nga të gjithë si Guti, ishte pjesë e Real Madrid për 14 sezone radhazi.

Ish-fantazisti, tashmë në rolin e trajnerit, është ndalur te ylli i “Los Blancos” në një prononcim për DAZN.

Guti zgjedh Vinicius Junior si lojtarin më të mirë të skuadrës së Carlo Ancelottit.

“Vini ka qenë vendimtar gjatë gjithë sezonit. Ai është lojtari më në formë i skuadrës, të gjithë lojtarët e kërkojnë në fushë.

Nuk dhuron vetëm asiste, ai shënon edhe gola të rëndësishëm. Golat do t’i japin më shumë besim për të ardhmen”, u shpreh Guti.

Vinicius Junior po luan sezonin e pestë me Real Madrid. Ndaj Valencias regjistroi ndeshjen numër 200 me fanellën e bardhë, sfidë në të cilën edhe shënoi gol, duke ndihmuar Realin të fitonte 2-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat