Loshaj debuton me asistim në elitën e futbollit turk

Futboll

Loshaj debuton me asistim në elitën e futbollit turk

Nga: K. G. Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 16:30
Pamje nga ndeshja

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Florian Loshaj, ka debutuar për mrekulli në fanellën e Istanbulspor AS, duke asistuar në golin e dytë. 

Istanbulspor AS ka shënuar fitore me rezultat minimal 2:1 ndaj Alanyaspor-it, në takimin e javës së 23-të të kampionatit turk. 

Loshaj futet në lojë në minutën e 43-të.

Valon Ethemi ka shënuar në minutën e 67-të pas asistimit të Eduart Rroca.

Mysafirët barazuan me golin e C avaleiro në minutën e 71-të.

Pas gjashtë minutave (77’), Loshaj asistoi dhe Gultekin.

Rroça e Ethemi luajtën standardë, ndërsa Sidrit Guri dhe Jetmir Topalli aktivizohen nga minuta e 78-të në fitoren e  Istanbulspor AS.

Kapiteni Rroca u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 28-të.

Alanyaspor renditet në vend të 11-të me 25 pikë e Istanbulspor AS është i 18-ti me 11.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat