Ancelotti: Humbje e rëndë që të dhemb

Futboll

Ancelotti: Humbje e rëndë që të dhemb

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 18:08
Ancelotti: Humbje e rëndë që të dhemb

Disfata përballë Majorkës mund të largojë edhe më shumë Real Madrid nga Barcelona kryesuese në kampionat.

Ndaj edhe Carlo Ancelotti e ka cilësuar një humbje të rëndë atë të skuadrës së tij në duelin e sotme në La Liga.

Pas sfidës, tekniku nuk ishte i kënaqur me rezultatin, por theksoi se ekipi kishte bërë një lojë të mirë, përtej faktit që nuk kishte menaxhuar siç duhet minutat e parë.

“Humbje e rëndë, edhe pse ishte ndeshja që prisnim.

Një ndeshje shumë e fortë dhe e vështirë.

Nuk patëm fat që ta menaxhonim, pasi na shënuan shumë shpejt dhe pastaj u bë shumë e vështirë.

Kishte shumë faulle, ndeshja u ndërpre shpesh, kishte rrëzime lojtarësh. Por këto ndeshje duhen luajtur deri në fund.

Ne e meritonim barazimin, humbëm një penallti, kishim raste por hapësirat ishin të vogla,.

Ne e bëmë ndeshjen tonë, por është një humbje që të dhemb shumë.

Vinicius? Çdo gjë që ndodh nuk është faji i Vinicius. E vetmja gjë që ai dëshiron të bëjë është të luajë futboll por pastaj është ambienti që e provokon, rivalët që i afrohen dhe i bëjnë faulle…

Duhet ndryshuar pak fokusi. Shihni vetë se çfarë ndodhi me të në ndeshjen e sotme”, deklaroi Ancelotti pas përfundimit të takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat