PSG shuan heshtjen

Futboll

PSG shuan heshtjen

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 18:10
Hakim Ziyech

Duke folur për Téléfoot këtë mëngjes, këshilltari sportiv i Paris Saint-Germain, Luís Campos foli për marrëveshjen e dështuar të huazimit për mesfushorin e Chelsea, Hakim Ziyech (29), e cila dështoi në minutën e fundit për shkak se skuadra e Premier League kishte paraqitur disa herë dokumentet e gabuara për kete levizje.

“Ne kishim lojtarin me vete, kishim bërë gjithçka, vizitat mjekesore, kontraten e keshtu me radhe” filloi ish-drejtuesi i Lille. “Por, si me të gjitha transferimet, ju duhen të tre palët që të kryer transferimi”

“Në këtë rast funksionoi shumë mirë për Paris Saint-Germain, funksionoi mirë edhe me Ziyech”, shtoi Campos, i cili më pas iu drejtua rolit te Chelseat në kete transferim te deshtuar.

“Fatkeqësisht, nuk funksionoi mirë për palen e fundit (Chelsea)” tha këshilltari, e thënë me fjalë të sjellshme për të mos thënë më pak.

Lëvizja e Ziyech në huazim te PSG nga Chelsea dukej se kishte përfunduar plotësisht.

Futbollisti maroken ishte tashmë në selinë e klubit pasi kishte mbërritur para datës së afatit dhe ai kishte kryer teste mjekësore përpara lëvizjes.

Megjithatë, marrëveshja dështoi për shkak të gabimeve të shumta administrative nga ana e Chelsea-t, duke e dërguar kontratën e panënshkruar në dy raste te PSG, me tentativën e tretë shumë vonë për të vulosur transferimin në kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat