Mesazhi i papritur

Futboll

Mesazhi i papritur

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 19:04
Andrea Maestreli

Një nga pjesëmarrësit e Big Brother VIP në Itali, Andrea Maestreli, ka marrë një mesazh të papritur nga një futbollist i Lazios.

Mbi shtëpinë e BB VIP në Itali ka kaluar një aeroplan i cili mbante një mesazh që dërgohej nga Luka Pelegrini për Maestrelin, i cili është futbollist por edhe model.

Mes Maestrelit dhe Pelegrinit ka një miqësi të ngushtë prej vitesh dhe mbrojtësi desh t’i tregonte shokut të tij që tashmë ishte bërë pjesë e Lazios.

Pjesëmarrësi i BB VIP është shumë i lidhur me Lacion, meqë gjyshi i tij ka qenë trajner i kësaj skuadre dhe e drejtoi atë në sezonin 1973-1974 kur fitoi titullin kampion.

“AM, shih ngjyrat e qiellit, u krye. LP”, shkruhej në mesazhin me avion që kaloi mbi shtëpi, duke gëzuar Maestrelin i cili e kuptoi menjëherë se për çfarë bëhej fjalë dhe festoi me pjesëtarët e tjerë të shtëpisë lajmin e merkatos dhe transferimin e mikut të tij në klubin bardhekaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat