Superliga e Shqipërisë, këto janë ndeshjet e sotme

Futboll

Superliga e Shqipërisë, këto janë ndeshjet e sotme

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 09:54
Foto ilustriml

Superliga e Shqipërisë i rikthehet aksionit sot me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 20 të këtij sezoni.

Ndesha hapëse e programit të sotëm zhvillohet me fillim nga ora 13:00, ku në stadiumin “Egnatia”, kampioni aktual, KF Tirana është mysafirë i skuadrës së Egnatias.

Momentalisht, Tirana zë vendin e parë në tabelë me 34 pikë, krahas Egnatias që renditet në vendin e pestë me 27 të arkëtuara.

Ndërkaq, ndeshja përmbyllëse e ditës së sotme në kampionatin shqiptar zhvillohet me fillim nga ora 19:00, ku Partizani e pret në shtëpi skuadrën e Laçit.

Partizani zë vendin e dytë në tabelë me 31 pikë të arkëtuara, krahas Laçit që renditet në vendin e gjashtë në kuotën e 26 pikëve.

13:00 Egnatia – KF Tirana

19:00 Partizani – Laçi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat