Portieri turk mbetet nën gërmadhe pas tërmetit të fuqishëm

Futboll

Portieri turk mbetet nën gërmadhe pas tërmetit të fuqishëm

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 12:13
Ahmet Eyup

Një tërmet i tmerrshëm ka goditur Turqinë në orët e para të mëngjesit të ditës hënë.

Mbi 500 persona kanë mbetur të vdekur derisa mijëra të tjerë janë të lënduar, por edhe shumë nga ta nën gërmadha që ende nuk kanë arritur të shpëtohen.

Portieri i skuadrës nga Liga e Parë turke, Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan ka mbetur nën rrënoja në shtëpinë e tij në Malatyaspor.

Media turke Compass nga shtypi lokal i Gaziantepit, thuhet se gruaja e Türkaslan është shpëtuar nga rrënojat dhe se po vazhdojnë përpjekjet për të shpëtuar 28-vjeçarin Ahmet Eyüp Türkaslan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat