Situata e tensionuar

Futboll

Situata e tensionuar

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 11:04
Noyer 

Intervista “therëse” e Noyer në dëm të bordit të Bajernit ende vazhdon të bëjë jehonë të madhe, jo vetëm në mediat vendëse.

Kjo situatë, nga krahu tjetër, ka shërbyer edhe për të kuptuar orientimin e tifozëve rreth një situate të tillë.

Në postimin e fundit në rrjetin social “Instagram”, që mban datën 23 janar,

36-vjeçari ka shpërndarë mesazhin e ndierë ndaj largimit të Tapaloviç (ish-trajner i portierëve të Bajerni).

Prononcimi i fundit befasues në “The Athletic” i ka ndezur tifozët e kampionëve të Bundesligës, aq sa kërkojnë largimin e menjëhershëm.

Ky trend ka pësuar rritje dy ditët e fundit, çka nënkupton se ata nuk ia falin veprimin e “nxituar” sipas këtij interpretimi:

“Deklarata të tilla nuk janë të papranueshme në asnjë institucion, duhet të largohet urgjentisht”, “mënyra më e lehtë për t’i dhënë fund karrierës”,

“ke kryer gabimin e jetës Noyer”, “më vjen keq, por nuk ka falje në këtë rast”, ishin disa nga komentet e shumta me natyre negative në adresim të kapitenit Manuel.

Mbetet të shikohet se si do të procedojë bordi ndaj një veprimi të tillë, aty ku pista e largimit në fund të sezonit nuk përjashtohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat