Kundër Guardiolës

Futboll

Kundër Guardiolës

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 12:23
Bernardo Silva

Transferimi i Joao Cancelo nga Manchester City te Bayern Munih ishte padyshim një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos dimërore. Jo vetëm për rëndësinë e lojtarit, por edhe për kohën e rrufeshme dhe të papritur të marrëveshjes.

Për atë që ndodhi ka komentuar edhe Bernardo Silva, lojtari aktual i “qytetarëve”, i cili është goditur nga lamtumira, ndonëse e huazuar për momentin, e bashkëkombasit të tij.

Duke folur për “Eleven Sports Portugal”, mesfushori i Manchester City tha: “Ne jemi të lumtur për Joao.

Të shkonte te Bayerni ishte zgjidhja më e mirë për të.

Sigurisht, ky është një lajm i trishtuar për ekipin dhe për mua, sepse nuk do të jemi në gjendje ta kemi në anën tonë.

Cancelo e di që më pëlqen shumë si lojtar, por mendoj se ai mori vendimin më të mirë, bazuar në nevojat e tij dhe jam shumë i lumtur për të”.

Anësori do të transferohej te Bayerni pas tensioneve me Guardiolën, edhe nëse vetë trajneri katalanas e ka bërë të qartë tashmë se duke qenë në huazim, e pret atë në skuadër nga vera e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat