Si mysafir i DAZN, zv. presidenti i Interit, Javier Zanetti foli për shumë tema, duke përfshirë një që lidhet me Leo Messin dhe thashethemet se iu bë ofertë nga zikaltrit kur po largohej nga Barcelona:
“U befasova kur i tha lamtumirë Barcelonës. Por realisht ne nuk mund të konkurrojmë me PSG-në apo klubet e tjera të Premier League.
Për shkak të marrëdhënies që kemi, folëm me njëri-tjetrin, teksa ekzistonte kjo mundësi”.
Messi apo Maradona?
Diego kishte karizëm të pabesueshme, përtej asaj që bëri në fushë.
Messi është i dashur, sepse kështu e tregon veten… Si argjentinas, jam i kënaqur që kam pasur Diegon, i cili do të mbetet unik.