Teuta do të ndeshet ndaj Bylisit

Futboll

Teuta do të ndeshet ndaj Bylisit

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 14:10
Teuta do të ndeshet ndaj Bylisit

Në “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta do të ndeshet ndaj Bylisit në orën 16:00. Të dyja skuadrat janë shumë pranë njëra tjetrës me pikë në renditje.

Durrsakët ndodhen në vendin e parafundit me 21 pikë, ndërsa ballshiotët në vendin e shtatë me 23 pikë, pra 2 më shumë se Teuta.

Bylisi në fakt ka arritur të marrë rezultate pozitive, ku në 5 ndeshjet e fundit në Superiore, ka regjistruar 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.

Sfida interesante e ditës së sotme është ajo në “Loro Boriçi” të Shkodrës, e cila do të luhet në orën 16:00 gjithashtu.

Vllaznia pret Kukësin, me shkodranët të cilët kërkojnë të rikthehen te fitorja pasi pas tre fitoreve radhazi, kanë regjistruar 2 humbje.

Vllaznia ndodhet në vendin e pestë me 28 pikë, ndërsa Kukësi në vendin e tetë me 22 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat