Një dekadë abuzime

Futboll

Një dekadë abuzime

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 14:23
Një dekadë abuzime

Rivalët e Manchester City në Premier League po bëjnë thirrje që skuadra e ‘qytetarëve’ të bjerë nga kategoria nëse shpallet fajtor për 115 shkelje marramendëse të rregullave të FFP (Fair Play Financiar). 

Gazeta ‘The Sun’ raporton se “klubet e Premier League kërkojnë shpagim dhe vendim të shpejtë, pra dënim para fundit të sezonit”.

Martin Lipton publikon në tabloidin britanik se presidenti i një klubi të Premier League ka thënë: “Nëse vërtetohen këto akuza, duhet të ketë një dënim të përshtatshëm dhe i vetmi i përshtatshëm është që City të bjerë nga kategoria.

Po flasim për një dekadë të pretenduar abuzimesh, ne duam që Premier League të bëjë gjënë e duhur”.

Premier League lëshoi ​​një deklaratë duke akuzuar Manchester City për “shkelje të shumta të supozuara të rregullave financiare”. 

Irati Prat shpjegon për MARCA se në çështjen e ‘qytetarëve’, që po studiohet nga një komision i pavarur dhe analizon shifrat e Manchester City nga viti 2009, ekipi i ‘Etihad’ akuzohet se nuk ka dhënë informacion të vërtetë dhe për shkeljen e rregulloreve të UEFA-s në lidhje me ‘Fair Play Financiar’ e rregulloret e licencimit.

Po kështu, ka shkelur rregulloret e Premier League në lidhje me fitimin dhe qëndrueshmërinë”.

Disa nga veprat kryesore për të cilat akuzohet Manchester City janë fshehja e burimit të vërtetë të financimit të klubit, deklarimi i vetëm një pjese të pagave të lojtarëve dhe drejtuesve, si dhe pengimi i qëllimshëm i hetimit që u hap në dhjetor 2018.

Në një deklaratë, Manchester City iu përgjigj akuzave kështu: “Ne si klub jemi të befasuar nga publikimi i këtyre shkeljeve të supozuara të rregullave të Premier League, veçanërisht duke pasur parasysh angazhimin e gjerë dhe pasurinë e materialeve të detajuara që i janë ofruar EPL-së.

Manchester City mirëpret shqyrtimin e kësaj çështjeje nga një komision i pavarur në mënyrë të paanshme, në bazë të tërësisë së provave të pakundërshtueshme që ekzistojnë në mbështetje të pozicionit të vet. Si e tillë, shpresojmë që kjo çështje të pushojë një herë e përgjithmonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat