Lautaro lider i vërtetë

Futboll

Lautaro lider i vërtetë

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 15:20
Lautaro lider i vërtetë

Lautaro Martinez padyshim që po kalon një nga momentet më të mira me fanellën zikaltër.

Pasi kaloi një Botëror në hije me Argjentinën për shkak të një dëmtimi që kishte pësuar, “demi” kthehet furishëm në vitin 2023.

Lautaro ka nxjerrë “brirët” dhe në tetë ndeshje për vitin 2023, ai ka shënuar 7 gola.

Inzaghi kishte nevojë për një lider në  një moment jo shumë të mirë për klubin zikaltër dhe gjeti pikërisht Lautaron.

“Bomberi” zikaltër i dhuroi fitoren Interit në derbi ndaj Milanit të dielën dhe shihej me krenari nga tifozët pasi “El Toro” mbante në krah shiritin e kapitenit.

Performanca e tij e jashtëzakonshme ka bërë që të rritet edhe vlera e kartonit të tij, sidomos tashmë që ai cilësohet edhe kampion bote me Argjentinën.

Sot, kartoni i Lautaro Martinez kushton plot 100 milionë euro. Inter dhe Inzaghi mund të mbështeten te Lautaro, pasi argjentinasi e ka treguar qartë se është një lider i vërtetë dhe ka një frymë grupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat