Casemiro e pranon

Futboll

Casemiro e pranon

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 16:09
Casemiro e pranon

Carlos Henrique José Francisco Venancio Casimiro.

Ky është emri i plotë i mesfushorit brazilian aktualisht te Manchester United.

Të gjithë e njohin si casemiro, por duket se ka një zëvendësim të shkronjës E me atë I.

Ka qenë vetë futbollisti brazilian që ka sqaruar pse ka ndodhur kjo gjë në një intervistë të dhënë për BBC:

“Nuk quhem Casemiro. Në të vërtetë emri im është ai që njihni, Casimiro.

“Gjatë vitit tim të parë te Sao Paulo, magazinierët kanë shkruar gabim emrin në fanellë gjatë një ndeshje, duke vënë shkronjën E në vend të I dhe unë luajta mirë.

“Dhe duke parë se besoj në besëtytni, u kam thënë atyre që ‘ta lënë ashtu, sepse gjërat po shkojnë mirë’.

Në të vërtetë emri im është Carlos Henrique Casimiro, por s’ka problem”.

Një rrëfim me të vërtetë i veçantë duke parë se tashmë prej shumë vitesh të gjithë e njohin si Casemiro dhe ai ka fituar shumë trofe duke mbajtur këtë emër në fanellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat