Akademia e Futbollit 'Australia' bëhet me zhveshtore të reja

Futboll

Akademia e Futbollit 'Australia' bëhet me zhveshtore të reja

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 18:39
Akademia e Futbollit 'Australia' bëhet me zhveshtore të reja

Falë një donacioni të dhuruar nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe kreut të saj Agim Ademit, stadiumi “Xhevat Jusufi – Xheki” në Mitrovicë ka marrë një pamje tjetër.

Në atë stadium dhomat e zhveshjes kanë ndryshuar për të mirë, falë donacionit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kësisoj, Akademia e Futbollit “Australia” ka shprehur falënderim të veçantë për shtëpinë e futbollit të Kosovës për donacionin.

“Falënderim publik ndaj Presidentit të Federata e Futbollit e Kosovës dhe Agim Ademi për donacionin e radhës të dhuruar për stadiumin e klubit tonë “Xhevat Jusufi – Xheki”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Federata e Futbollit e Kosovës në vazhdimësi u ka dalur në ndihmë klubeve të futbollit në aspektin infrastrukturor dhe jo vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat