Çmenduria në Prishtinë me ekipin kroat në vitin 1985 dhe pesë gola të shënuara 

Futboll

Çmenduria në Prishtinë me ekipin kroat në vitin 1985 dhe pesë gola të shënuara 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 7 shkurt 2023 Në ora: 19:24
Gjatë ndeshjes mes Prishtinës dhe Dinamo (V), 30 qershor, 1986

Të gjitha rrugët çonin në stadiumin e Prishtinës, me 9 tetor, ditën e mërkurë, të vitit 1985!

Në Prishtinë zbarkoi lideri i kampionatit ish jugosllav, skuadra kroate, Dinamo e Vinkovcit.

Prishtina në krye me Fadil Muriqin, Kujtim Shalën, Zoran Batroviqin, Mensur Nexhipin, Sahit Kelmendin, Skënder Shengylin, Faton Domin, Xhevdet Muriqin, Rifat Mehinoviqin, Rafet Prekazin, portierin Rade Zallad, Arbnor Morina, as që doni të dëgjonin se kush është lideri.

Prishtina triumfoi me rezultat 3:2 ndaj Dinamos, në kuadër të javës së dhjetë, në një ndeshje me kthesa në rezultat, 0:1, 2:1, 2:2, 3:2.

Prishtina - Dinamo (V) 3:2

Stadiumi i qytetit në Prishtinë.

Shikues: 25.000.

Gjyqtarë: D. Drashkoviq (T. Vrbas), A. Abdullahu (Novi Pazar), I. Bllazhek (Koprivnica).
Shënues: Raçeviq - 0:1 (15'), Batroviq - 1:1 (18'-nga penalltia), Nexhipi - 2:1 (24'), Rajoviq - 2:2 (55') dhe F. Muriqi - 3:2 (67').

Me kartona të verdhë u ndëshkuan: Kelmendi, Morina - Zahiroviq, Tanjga.

Prishtina: Rade Zallad 7, Xhevdet Muriqi 7, Faton Domi 6 (Arbnor Morina); Sahit Kelmendi 8, Skënder Shengyli 7, Rifat Mehinoviq 6, Mensur Nexhipi 7, Rafet Prekazi 6, Kujtim Shala 6, Fadil Muriqi 7 dhe Zoran Batroviqi 8.

Dinamo (V): Budimçeviq 6, Raçeviq 7 (Tanjga 6); Bogdan 6, Zahiroviq 7, Borovnica 6, Vitkoviq 6, Urosheviq 7, Çop 6, Bogdanoviq 6, Rajoviq 7 dhe Vujiçiq 6 (Cvitkoviq 6).

Në një ndeshje të çmendur, me pesë gola të shënuara, mbi 25 mijë shikues, përveç që krijuan atmosferë të stilit brazilian, u kënaqën me lojën e bukur të Prishtinës. 

Në këtë sfidë mungoi kapiteni Fadil Vokrri, për shkak të lëndimit.

Prishtina e rrëzoi Dinamon nga pozita e liderit.

Pas kësaj ndeshje, Partizani kryesonte me 14, pikë, pasonin Cërvena Zvezda me 13, Dinamo (V) 13, Hajduku 12, Dinamo (ZG) 12, Velezhi 12, Prishtina 12 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat