Trajneri i Realit, shfaq nervoz me pyetjen e gazetarit në konferencë: Çfarë problemi ke ti?

Futboll

Trajneri i Realit, shfaq nervoz me pyetjen e gazetarit në konferencë: Çfarë problemi ke ti?

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 23:01
Anceloti

Real Madrid humbi rrugën e titullit dhe u mund nga Mallorca me shifrat 1-0.

Pozita e Ancelotit duket në rrezik dhe këtë e tregon nervoziteti i shtuar nga ana e trajnerit. I pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes me Al Ahly për Botërorin e Klubeve, trajneri nuk mbajti dot në një pyetje të bërë për Vinicius Junior.

Gazetarët e pyetën se pse i kishte provokuar dhe ofenduar tifozët e Mallorca.

“Më lejoni t’ju pyes, çfarë problemi keni ju këtu? Vinicius apo shokët e ekipit që ndoshta nuk e mbrojtën sa duhet?

Kundër kujt të mbrohet Vinicius?

Problemi është se çfarë po ndodh me të, ai është vikt.imë dhe nuk i kuptoj këto pretendimet tuaja”, tha Anceloti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat