Reali kërkon finalen

Futboll

Reali kërkon finalen

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 11:47
Carlo Anceloti

Reali i Madridit do të përballet sonte në mbrëmje në gjysmëfinalen e dytë të Botërorit të Klubeve, ku si rival do të ketë një tjetër “mbret”, Al-Ahlin e Egjiptit. Kampionët e Egjiptit cilësohen si mbretërit e Afrikës, ndaj dhe trajneri i Realit, Carlo Anceloti, ka vlerësuar maksimalisht rivalët e tyre në Marok.

Gjatë intervistës së tij, Ançeloti ka prekur dhe tema të tjera.

Por ndërsa Reali ndodhet në Marok për Botërorin e Klubeve, në Madrid kanë nisur shenjat e para të bezdisjes nga zhgënjimet

Në vetëm një muaj (janar) Reali ka humbur vendin e parë në La Liga në favor të Barcelonës dhe është mundur në finalen e Superkupës së Spanjës po nga Barcelona. Ndaj një tjetër zhgënjim në Botërorin e Klubeve mund të lëvizë diçka. për momentin në “Bernabeu” mbizotëron qetësia.

Në Madrid garantojnë se pozita e trajnerit dhe skuadrës nuk ndryshon cilido qoftë rezultati në Marok, eliminim ose trofe. Por nëse skuadra kthehet nga Maroku pa kupën… Vetë Ançeloti e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm këtë kompeticion, duke shtuar se pritshmëritë për Realin janë të mëdha. “Botërori i Klubeve është një veprimtari mjaft e rëndësishme për ne. Fakti që jemi këtu do të thotë se duam të kthehemi në Madrid me trofeun. Pritshmëritë ndaj Realit janë mjaft të mëdha dhe ne do të mundohemi t’i përmbushim ato.

Pavarësisht humbjes në Majorka, unë mendoj se skuadra ka dhënë sinjale rritjeje në lojë. Kemi pasur një kalendar të tmerrshëm, por ndjesitë e mira janë pozitive”, ka thënë Ançeloti. Trajneri i Realit ka komentuar dhe situatën e dëmtimeve, por dhe rivalin e sotëm.

“Al-Ahli është një nga klubet më të suksesshëm në historinë e futbollit. J

anë një skuadër e mirorganizuar dhe cilësore. Ata gëzojnë respektin tonë.

Sa për dëmtimet, Benzema, Kurtua e Militao kanë qëndruar në Madrid. Nëse kalojmë në finale besoj se do të jenë gati për të shtunën”, ka nënvizuar Ançeloti.

Në fund ai i ka dalë në mbrojtje sërish Viniciusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat