Potter nuk bind

Futboll

Potter nuk bind

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 16:12
Potter nuk bind

Përveç më shumë se 500 milionë euro të shpenzuara mes merkatos së verës dhe të dimrit, Chelsea nuk po shkon mirë dhe siç raportohet nga “The Sun”, drejtuesit e klubit anglez po vendosin në pikëpyetje pozicionin e Graham Potter.

Drejtuesit e Chelsea po shikojnë për sezonin e ardhshëm dhe sipas medias angleze, në pamjet për të ardhmen është emri i Luis Enrique, ish-trajneri i Barcelonës, i cili u largua nga pankina e Spanjës pas Kupës së Botës.

Chelsea ndodhet aktualisht në vendin e 9-të me 30 pikë.

Në pesë ndeshjet e fundit në Premier League, ata kanë marrë 1 fitore, dy humbje dhe dy barazime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat