Strakosha dëmtohet prapë, trajneri i Brentford habitet

Futboll

Strakosha dëmtohet prapë, trajneri i Brentford habitet

Më: 10 shkurt 2023 Në ora: 20:37
Strakosha

Ashtu si edhe Rei Manajt, aventura e Thomas Strakoshës në Angli nuk po shkon aspak siç pritej.

Portieri kuqezi e kishte një ëndërr fëmijërie që të luante në Premier League.

Brentfordi i ofroi një vend pas kohës te Lacio dhe Strakosha e pranoi menjëherë.

Sikur të mos mjaftonte konkurrenca e madhe,

Thomas duhet të luftojë edhe me fatin e keq.

Pas dëmtimit të gjatë dhe qëndrimi jashtë fushës së blertë, portieri u kthye dhe tani është dëmtuar sërish.

Kjo ka habitur edhe trajnerin e Brentford, Frank, që ka ndarë pak nga biseda e tij me lojtarin.

“Është një situatë pak e ndërlikuar me kyçin e këmbës, nuk duhet të zgjasë shumë, por nuk do të jetë gati për ndeshjen e radhës.

Një ditë Strakosha më tha se kishte qenë jashtë për shkak të dëmtimit vetëm për një javë në të gjithë karrierën e tij dhe tani te Brentford ka 4 muaj jashtë fushës së blertë”, tha Frank.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat