Ibrahimoviç bëri rolin e trajnerit kundër Torinos

Futboll

Ibrahimoviç bëri rolin e trajnerit kundër Torinos

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 13:26
Ibrahimoviç

Rikuperimi i Zlatan Ibrahimoviç tërhoqi shumë vëmendje.

Suedezi arriti të kapërcejë një tjetër dëmtim të rëndë në gju dhe me siguri do ta shohim sërish në fushë në moshën 42-vjeçare.

Ibrahimoviç ishte në stol në ndeshjen kundër Torinos.

Megjithatë, ai nuk është ende gati për të luajtur, ndaj Stefano Pioli nuk e futi në lojë.

Zlatan luajti një rol interesant në stol.

Ibrahimoviç bëri rolin e trajnerit kundër Torinos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat