Pique e pranon

Futboll

Pique e pranon

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 21:41
Gerrard Pique e Lionel Messi

Marrëdhënia e Gerrard Pique dhe Lionel Messi është përfolur shpeshherë duke u cilësuar si një nga ato raportet normale mes kolegëve dhe pa ndonjë miqësi në mes.

E drejtë për t’u cilësuar e ftohtë teksa së fundmi ish-mbrojtësi zbulon se nuk e ka uruar Lionel Messin për triumfin me Argjentinën në Botërorin e Katarit.

Megjithatë, spanjolli justifikohet se kohët e fundit ka lënë mënjanë futbollin dhe nuk i ka ndjekur ndeshjet, madje edhe finalen nuk ka mundur ta shohë të plotë.

“Këto muajt e fundit për mua ishin shumë të ngarkuar dhe ndjeja nevojën për t’u shkëputur nga gjithçka. Nuk kam ndjekur asnjë ndeshje të Kupës së Botës, madje edhe finalen nuk munda ta shohë të gjithën.

Për mua Messi është aktualisht lojtari më i mirë në botë dhe mendoj se është një nga më të mirët e historisë që kanë fituar një Kupë Bote. Ky trofe ishte ëndrra e tij.

Messi apo Ronaldo?

Në dekadën e fundit ky debat ka qenë gjithnjë prezent sepse ecuria e tyre ka qenë impresive, të dy kanë bërë mirë.

Por, unë do të veçoja Messin sepse ai edhe në moshën 35-vjeçare tregon se mund të konkurrojë në nivelet më të larta.

Është lojtari më i mirë në botë dhe këtë e tregoi në Kupën e Botës”, u shpreh Pique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat