Sokoli nuk prononcohet, derisa ndihmësi i tij thotë se nuk janë të kënaqur

Futboll

Sokoli nuk prononcohet, derisa ndihmësi i tij thotë se nuk janë të kënaqur

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 17:51
Bylbyl Sokoli gjatë një stërvitje

Bylbyl Sokoli ka refuzuar sërish të flasë për media.

Sokoli, nuk është prononcuar fare pas barazimit me Ferizajn, 1:1.

Për këtë ndeshje, për vendasit u deklarua ndihmësi i tij, Sadiku që mes tjerash shtoi:

“Po, e kemi ditur që do të jetë ndeshje e vështirë, për shkak të renditjes tabelare.

Realisht nuk jemi të kënaqur edhe me referimin.

Ishte një referim që nuk lejoi as me u zhvillu ndeshja, mirëpo kështu është futbolli ynë, nuk kemi çka të bëjmë.

“Sa i përket ndeshjes, me pikën nuk jemi të kënaqur t’u e ditë pozitën tabelare që jemi edhe është shumë, shumë e vështirë, por djemtë dhanë maksimumin, por na mbetet të punojmë tutjte, pasi kjo pikë i konvenon vetëm Ferizajt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat