Dortmundi “blindon” krahun e majtë

Futboll

Dortmundi “blindon” krahun e majtë

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 21:47
Ramy Bensebaini

Borussia Dortmund ka siguruar një përforcim për sezonin e ardhshëm. Verdhezinjtë po garojnë për fitimin e Bundesligës dhe kanë hedhur një hap drejt kualifikimit në çerekfinalet e Champions League.

Footmercato dhe Sport Bild shkruajnë se drejtuesit e klubit gjerman kanë bindur Ramy Bensebaini të vijojë karrierën në “Signa Iduna Park”.

27-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Borussia M’Gladbach.

Bensebaini luan si anësor i majtë, por mund të bëjë mirë edhe rolin e qendërmbrojtësit.

Këtë sezon numëron gjashtë gola me M’Gladbach. Gjashtë vite më parë debutoi me kombëtaren e Algjerisë, fanellën e së cilës e ka veshur 51 herë deri tani (6 gola).

Bensebaini ka luajtur më parë në kampionatin francez (Rennes, Montpellier) dhe Belgjikë me skuadrën e Lierse.

Ai do të garojë sezonin e ardhshëm për një fanellë titullari te Dortmundi bashkë me Raphaël Guerreiro dhe Julian Ryerson.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat