Vikend i ‘nxehtë’ në Superligë

Futboll

Vikend i ‘nxehtë’ në Superligë

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 11:23
Pamje nga një ndeshje

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë vikend me ndeshjet e javës së 22-të.

Ky vikend sjellë disa duele të zjarrta, pasi që tashmë ky sezon ka hyrë në garën më të ‘nxehtë’.

Kryendeshja e xhiros së 22-të luhet të dielën pasdite në ‘Zahir Pajaziti’, ku përballen Llapi dhe Prishtina, duel ky që parashikohet të jetë interesante jo vetëm për shkak të rivalitetit që ekziston mes këtyre dy skuadrave, por edhe për rëndësinë e madhe të pikëve nga ky duel.

Skuadra e Tahir Batatinës ka një formë të jashtë zakonshme ku në katër ndeshje (tri në Superligë dhe një për Kupë), ka shënuar fitore ndërsa Prishtina në tri takimet e para në Superligë ka pësuar humbje.

Ballafaqim interesante pritet të jetë edhe në duelin Ferizaj-Drita, ndeshje kjo që luhet të shtunën pasdite.

Të dy skuadra po tregojnë formë të mirë dhe kanë ambicie të kundërta. Ferizaj e kërkon mbijetesën ndërsa Drita titullin.

Malisheva-Drenica është një tjetër ndeshje që luhet të shtunën.

Të dy skuadrat po ‘luftojnë’ më të gjithat forcat në garën për t’i ikur zonës së rrezikshme, andaj të dy skuadrat më të gjitha forcat do të hynë në këtë duel me ambicie për të fituar.

Lideri i tabelës, Ballkani para tifozëve të tyre, kërkon fitoren e radhës kundër Dukagjinit, ndeshje kjo që luhet të dielën pasdite, derisa të njëjtën ditë luhet edhe dueli Gjilani-Trepça ’89.

Superliga /Java e 22-të

Të shtunën takohen:

Ferizaj-Drita

Malisheva-Drenica

Të dielën takohen:

Llapi-Prishtina

Gjilani-Trepça ‘89

Ballkani-Dukagjini

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat