Geci: Po pësojmë gola të lehtë

Futboll

Geci: Po pësojmë gola të lehtë

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 16:09
Geci

Drenica ka pësuar humbjen e katërt radhazi në pranverë, pasi është mposhtur nga Malisheva me rezultat 3-1.

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga skuadra vendase, edhe pse rastet nuk munguan edhe nga kuqezinjtë.

Pas largimit të Bekim Shotanit nga posti i trajnerit, Drenicën në këtë sfidë e udhëhoqi Sami Geci i cili tha se po pranojnë gola të lehtë.

“Të them të drejtën nuk e dimë as ne se çfarë po ndodh pas këtyre rezultateve.

Me këto rezultate negative është edhe problem ta motivojmë skuadrën”.

“Ne patëm raste të 100 për qind të realizojmë, por nuk e patëm qetësinë para portës.

Po pranojmë gola shumë të lehtë. Nuk e di ku është problemi”.

“Djemtë po mundohen ta japin maksimumin.

Problematika pas gjithë rezultateve është motivimi që nuk po mundemi të vijmë te rezultatet pozitive”.

“Ndoshta ndonjë trajner që do të vijë mund t’i motivojë lojtarët”, ka thënë Geci pas ndeshjes.

Drenica tani ndodhet e fundit në tabelë me 20 pikë, derisa ndeshjen e ardhshme pret Ferizajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat