Gara për mesfushorin 23-vjeçar danez Morten Due Hjulmand, që luan në Serie A me skuadrën e Lecce, por bëhet mjaft e fortë. Pas Juventus e Atalanta edhe skuadra e Romës është vënë në gjurmët e mesfushorit, në sezonin e tij të dytë me skuadrën e Lecce.
Kontrata e Hjulmand me Lecce skadon në verën e vitit 2024, ndaj interesi është shtuar për të.
Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Jose Mourinho e pëlqen shumë lojtarin dhe i ka kërkuar Tiago Pinto, shefit të ekipit verdhekuq, të afrojë mesfushorin në merkaton e verës.
Për këtë arsye, Roma po përgatit një ofertë për të “rrëmbyer” sa më shpejt mesfushorin danez, për të fituar garën me Juventusin e Atalanta.
Kostoja e këtij transferimi pritet të jetë rreth 10 milionë euro, me Mourinho që pritet të ketë mesfushorin e kërkuar..