Cremonese turpëron Romën

Futboll

Cremonese turpëron Romën

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 20:39
Pamje nga ndeshja

Cremonese e cila është me një këmbë në Serie B i ka bërë gjëmën Romës duke e mposhtur 2:1.

Një humbje shokuese kjo për ekipin e Mourinhos që e lë jashtë zonën Champions.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me një supergol të Tsadjout në minutën e 17′.

Në të dytën Spinazzola riktheu shpresat duke barazuar me një gol mjaft të bukur.

Por kur pritej përmbysja e Romës, Cremonese shënoi sërish këtë herë falë nje penalltie të realizuar nga Ciofani 82′.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat