Goditi me grusht arbitrin

Futboll

Goditi me grusht arbitrin

Më: 2 mars 2023 Në ora: 16:55
Pamje nga dhuna në fushë

Rikthimi i dhunës në futbollin shqiptar është shoqëruar me vendimet e ashpra të Komisionit të Disiplinës.

Presidenti i Gramshit, Andrit Bici u përjashtua për dy vjet nga të gjithë veprimtaritë sportive kombëtare, sepse goditi me grusht arbitrin.

Për dhunën pas akordimit të një penalltie për ekipin kundërshtar, presidentit vetëm 24-vjeçar të skuadrës i ndalohet gjithashtu edhe hyrja në stadiume dhe aktivitete sportive.

Pas ngjarjes skandaloze, klubi i Gramshit e humbi 3-0 në tavolinë sfidën me Valbonën dhe do ti luajë të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit në Kategorinë e Dytë pa spektatorë.

VENDIMET

Zyrtari i KF Gramshi, Andrit Bici,për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 48/2 dhe 55/1 të KDS dënohet me 2 vite përjashtim nga veprimtaritë futbollistike, garat dhe ose nga kampionatet kombëtare.

Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF deri në përfundim të dënimit.

KF Gramshi, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 30, 63/1/c, 64/3/b, të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër Valbona dhe detyrohet të zhvillojë ndeshjet e mbetura të sezonit 2022-2023 të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë Grupi A, pa spektatorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat