Kurrë më te Roma

Futboll

Kurrë më te Roma

Më: 5 mars 2023 Në ora: 14:06
Justin Kluivert

Justin Kluivert u transferua në verën e vitit 2018 nga Ajax te Roma.

Më pas nisën huazimet.

Në fillim te Leipzig, më pas te Nice dhe tani te Valencia.

Sulmuesi holandez numëron pesë gola dhe dy asiste mes La Liga-s dhe Kupës së Mbretit.

Me Romën ka kontratë deri në vitin 2024.

Sa i përket mundësisë së rikthimit në kryeqytetin italian, 23-vjeçari e hedh poshtë si mundësi. “Unë jam ende nën kontratë me Romën.

Por, kapitulli Roma është i mbyllur për mua, edhe ata e dinë. Do të ishte çmenduri të kthehesha pas kaq shumë huazimeve.

Në jetë duhet të shohim gjithmonë përpara”, u shpreh Justin, djali i legjendës së futbollit holandez Patrick Kluivert.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat