Muller: Problem për ne ishte Ronaldo, jo Messi

Futboll

Muller: Problem për ne ishte Ronaldo, jo Messi

Më: 9 mars 2023 Në ora: 12:54
Pamje nga ndeshja PSG - Bayern

Eliminimi i Paris Saint Germainit nga PSG në Champions League është temë e ditës në Francë dhe në mbarë botën.

Janë miliona dollarë që klubi parizien ka shpenzuar dhe që nuk po kthehen në rezultate. Është folur shumë për Mbappenë, i cili konsiderohet si një nga më të mirët në botë sot.

Dhe gjithashtu për Leo Messin, afrimin e bujshëm të i Al-Khelaifit.

Pritej shumë prej tij, pasi drejtoi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës në Katar.

Thomas Muller, sulmuesi veteran i Byernit, nuk u tregua aspak dashamirës kur u pyet për “yllin” argjentinas.

Madje ai u mburr se gjithmonë bën mirë kundër tij. Ai nuk mendon njësoj për Cristiano Ronaldon.

“Kundër Messit, gjërat shkojnë gjithmonë mirë në të gjitha nivelet për sa u përket rezultateve.

Në nivel klubi, Cristiano Ronaldo ishte problemi ynë kur ishte te Reali i Madridit”.

Sigurisht që sulmuesi nuk ka ngurruar të tregojë respekt për Messin:

“Kam respektin më të madh për paraqitjen e Messit në Botëror”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat